Hulumtimi më i ri ka treguar që përbërja e qumështit të nënës është i ndryshëm varësisht se a ka lindur djalë apo vajzë
Psikologët Nensi Segal dhe Satoshi Kanazava theksojnë që ekziston predispozita evolucionare që përbërja e qumështit human të jetë më i mirë për fëmijët e gjinisë mashkullore.
Në të vërtetë, kur lind djalë, qumështi i nënës është plot yndyrë dhe proteina, ndërsa vajzave u siguron sasi më të madhe të vetë qumështit.
Si edhe me të gjitha gjërat lidhur me evolucionin, duket që kjo teori bazohet në idenë që prindërit dëshirojnë të mbrojnë gjenet e veta për të ardhmen.
Shkaku për këtë teori është që meshkujt e fuqishëm përpiqen të realizojnë monopol ndaj femrave, derisa meshkujt më të dobët praktikisht nuk kanë shanse që të transmetojnë gjenet e veta në gjeneratën e ardhshme.
Nëse nëna është në gjendje të keqe shëndetësore apo nuk ka mjaft ushqim – apo mbase statusi i saj socio-ekonomik është i ulët – djali i saj i sapolindur mbase nuk do të arrijë që të gjejë partneren dhe të transmetojë gjenet në gjeneratën e ardhshme.
Megjithatë, shkencëtarët pranojnë që akoma nuk u është krejtësisht e qartë përse, kur është fjala për llojin e njeriut, përbërja e qumështit të nënës varet nga gjinia e fëmijës të cilën e ka lindur. /Telegraf
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.