Mendim

BE totalisht “e padobishme” gjatë pandemisë!

Publiku europian është thellësisht i zhgënjyer me përgjigjen e fragmentuar të Bashkimit Europian ndaj pandemisë së koronavirusit si dhe me trajtimin e krizës nga ana e qeverive evropiane.

Opinioni zbulohet nga sondazhet e bëra rishtazi në të gjithë kontinentin. Megjithatë, një shumicë dërrmuese thonë se pandemia ka bindur ata që qeveritë e BE-së duhet të bashkëpunojnë më ngushtë përballë kërcënimeve të jashtme në të ardhmen.

Në Itali, një nga vendet e goditur së pari nga virusi, 63% thanë se BE i la në baltë të gjithë qytetarët e saj ndërkohë që virusi merrte mijëra jetë dhe kur u pyetën se kush ishte aleati i tyre më i dobishëm gjatë ditëve më të errëta të krizës, vetëm 4% e Italianët zgjodhën BE ndërsa 25% thanë Kinën.

Më pak se gjysma e vlerësonin performancën e BE si të dobët (më shumë se gjysma në Francë) ndërsa pjesa më e madhe thanë se blloku ishte “i parëndësishëm” në përballimin e pandemisë, pasi që numri i lartë i viktimave bëri që disa komunitete të ishin në luftë për të varrosur të vdekurit e tyre. Shumica e gjithë qytetarëve mendonin se vendet e tyre u desh të përballonin të vetëm pandeminë.

Në ditët e para të shpërthimit të koronavirusit, përgjigja e shteteve anëtare të Bashkimit Europian tregoi se interesat kombëtare hidhnin poshte idealet europiane. Kufizimet e kufijve u vendosën në mënyrë të befasishme dhe Gjermania dhe Franca ishin të parat që ndaluan eksportin për pajisjet mjekësore siç janë maskat ​​dhe ventilatorë, madje edhe pasi Italia po lutej për ndihmë. Duke e shfrytëzuar pandeminë për qëllime propagandistike, Moska dhe Pekini kanë dërguar një sërë ndihmash mjekësore në Itali dhe Ballkan, duke u shfaqur në rolin e shpëtimtarit.

“Kjo pandemi mund të jetë një pikë kthese për BE-në ,” thotë Nathalie Toci, drejtoreshë e Institutit të Cështjeve Ndërkombëtare në Itali. “Arsyeja pse koronavirusi është një sfidë kaq e rëndë për unionin, nuk është se i nxori përçarjet në dritë. Ai prek të gjitha sferat e jetesës dhe përkeqëson edhe më shumë përcarjët ekzistuese mes vendeve anëtare,

Norbert Röttgen, një politikan gjerman që përflitet se mund të pasuar kancelaren Angela Merkel, tha se lufta kundër pandemisë është “luftë për ekzistëncë” për BE-në. Si shumë politikanë të tjera në BE edhe ai beson se unioni është në rrezik të madh.

Debati ka qenë vërtet i hidhur. Pasi nëntë vende, përfshirë Italinë dhe Spanjën, kërkuan mbështetje financiare, ministri hollandez i Financave tha se Brukselit duhet të nisë hetimet se përse disa qeveri kishin mungesë të mjeteve financiare dhe mjekësore për të luftuar krizën.

“Europa do të duhet të mblidhet dhe të kapërcejë dallimet nëse dëshiron ta fitojë këtë betejë,” tha Noah Barkin, një nga anëtarët me të vjetër të Fondit Marshall. “Unioni nuk mund ta përballojë një përplasje në një kohë si kjo.”

Çfarë mendojnë europianët?

Sondazhi, i hartuar nga sociologët Ivan Krastev dhe Mark Leonard, i përshkruan nivelet e zhgënjimit të publikut si “shqetësuese” ndërsa liderët e BE debatojnë një plan për rimëkëmbjes që do të përfshijë mbledhjen e triliona eurove nga fondet publike.

Ata thonë se sondazhi gjithashtu zbulon se pandemia ka shkaktuar rënië të madhe të mbështetjes për qeverive anëtare . 33% thonë se kanë humbur besimin në aftësinë e qeverive për të vepruar bazuar në mënyrën sesi e përballuan pandeminë.

Ndërsa vlerësimet për udhëheqësit e vendeve anëtare u rritën në mars, pasi qytetarët në ankth kërkuan siguri dhe qeveritë ndërhynë për të shpëtuar jetë, situata duke e ndryshme në fund të prillit. 61% e të anketuarve në Francë thanë që qeveria Macron kishte dështuar për përballimin e Covid-19. Në Spanjë, 54% shprehen pakënaqësi për menaxhimin e qeverisë së Pedro Sanchez. Vetëm në Gjermani, 58% e të anketuarve mbështesnin udhëheqjen e Angela Merkel

Sidoqoftë, zhgënjimi i përhapur nga reagimi i BE-së ka cuar në një rritje të mbështetjes për euroskeptikët. Shumica e të infektuave besonin se pandemia ka treguar nevojën që qeveritë e BE të veprojnë më me koherencë.

Por ndërsa fokusi i politikanëve zhvendoset nga shëndetësia në përballjen me recesionin më të keq që nga Lufta e Dytë botërore, raporti paralajmëron liderët e BE-së se publiku ka humbur besimin tek unioni.

Ka një mbështetje të gjerë për mbylljen e kufijve të jashtëm të BE-së dhe shtytjen e bizneseve europiane për të prodhuar më shumë mjete të nevojshme në raste urgjente. Mbështetja është më e larta në Francë dhe Gjermani, me Europën gjithashtu që shihet si një forcë përparimtare në botë.

Copyright © Gazeta “Si”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë