Nga Gazeta ‘Si’- Komisioni i Bashkimit Evropian u është përgjigjur raportimeve se Rusia po synon lehtësim të sanksioneve si pjesë e një armëpushimi detar në Ukrainë.
Komisioni ka njoftuar të mërkurën se një nga parakushtet kryesore për heqje të sanksioneve do të ishte “tërheqja pa kushte e të gjitha forcave ushtarake ruse” nga Ukraina, ka raportuar “The Guardian”.
“Përfundimi i agresionit të paprovokuar dhe të padrejtë në Ukrainë dhe tërheqja pa kushte e të gjitha forcave ushtarake ruse nga i gjithë territori i Ukrainës do të ishte një nga parakushtet kryesore për të ndryshuar apo larguar sanksionet”, ka deklaruar zyrtarja e BE-së, Paula Pinho, në një përgjigjeje ndaj kërkesave ruse.
“Rusia tani duhet të demonstroj vullnet të vërtetë politik për të përfunduar luftën e pa provokuar dhe ilegale, dhe se provoj ka dëshmuar se Rusia duhet të gjykohet nga veprimet e saj dhe jo nga deklarimet e saj”, ka shtuar ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.