Komisioni europian është shprehur sot se po merr në konsideratë krijimin e një autoriteti të ri që do ketë rolin e një policie për krimet financiare si dhe monitorimin e bankave në mënyrë më strikte, konfirmon Reuters.
Në një plan veprimi që përfshin të tërë 27 qeveritë e BE-së, trupa ekzekutive e BE-së shprehet se nevojitet një sistem nga Bashkimi Europian për të ndjekur nga afër skemat e pastrimeve të parave dhe krimeve financiare.
“Një sistem i integruar duhet të vihet në dispozicion”, thotë dokumenti dërguar kryqyteteve të BE-së dhe bërë publik sot. Komisioni europian paralajmëron se fillimisht gjithashtu duhet bërë një vlerësim i impaktit që mund të rrjedhë nga krijimi i këtij institucioni.

Çdo supervizim në nivel nga Bashkimi Europian mund të realizohet përmes Autoritetit të Bankës Europiane ose të krijohet një institucion i ri i posaçëm për këtë punë, shprehet komisioni.
Reuters gjithashtu ka publikuar të martën një raport të komisionit që përmban listën e re më vendet në të cilat Brukseli shprehet se duhet të reduktohet ndjeshëm pastrimi i parave.
Lista e re pritet që të hyjë në fuqi në tetor. Kompanitë që bëjnë pjesë në ndonjërin prej shteteve të listës së BE-së janë të ndaluar të marrin fonde nga Bashkimi Europian.
Komisioni ka shtuar në këtë listë Bahamasin, Barbadosin, Botsvanën, Kambodian, Ganën, Xhamaijkën, Nikaraguën, Panamanë dhe Zimbabuen.
Shtetet ekzistuese në listë janë Afganistani, Iraku, Vanuatu, Pakistani, Siria, Jemeni, Uganda, Trinidad dhe Tobago, Irani dhe Korea e Veriut.

Të gjtiha vëndet me përjashtim të Koresë së Veriut janë zotuar të ndryshojnë rregullat e tyre ligjorë në mënyrë që të mund të luftohet më mirë pastrimi i parave dhe terrorizmi financiar.
Komisioni ka hequr gjashtë vende nga lista e BE-së duke i vlerësuar për progresin e shafqur. Shtetet ishin Bosnja Hercegovinës, Gujana, Laos, Etiopia, Sri Lanka dhe Tunizia. /Reuters
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




