Shendet

BE pranon të rihapë kufijtë për turistët e vaksinuar plotësisht

27 vendet anëtare të Bashkimit Europian njoftuan të mërkurën se kanë rënë dakord të lejonin udhëtarët plotësisht të vaksinuar të lëvizin jashtë vendit.

Ambasadorët rekomanduan në një takim që rregullat duhet të ndryshohen për të lejuar vizitat jo-thelbësore në BE nga udhëtarët që janë plotësisht të vaksinuar, me të dyja dozat. Sidoqoftë, në pyetjen se si do të jenë në gjendje vizitorët të vërtetojnë se janë vaksinuar, BE tha se do të varet nga shtetet anëtare individuale që të vendosin se cilat prova do të pranojnë.

BE aktualisht ka një “listë të vogël” të vendeve nga ku lejohen udhëtarët për arsye jo thelbësore për shkak të shkallës së infeksionit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë