Portofol

BE nis bisedimet ndërkombëtare për heqjen e tarifave amerikane mbi automjetet

Brukseli ka nisur të lëvizë për të evituar luftën tregtare duke përfshirë në këtë çështje madhore eksportues me rëndësi.

Brukseli po i konsideron këto bisedime mes eksportuesëve me peshë në botë të automjeteve për marrëveshje të mundshme që të shpien në reduktimin e tarifave për të shmangur me çdo kusht  një luftë tregtare me SHBA-të, janë shprehur disa diplomatë në mbështetje të iniciativës.

Idea po studiohet nga zyrtarët e lartë të BE-së përpara një takimi midis Jean-Claude Juncker, president i Komisionit Europian dhe Presidentit Donald Trump në Uashington këtë muaj, sepse ekziston shqetësimi që koha po mbaron për të bindur SHBA-të të mos imponojnë detyrime ndëshkuese në sektorin e automjeteve.

Tre diplomatë thanë se Komisioni Europian po studion nëse do të ishte e mundshme të negociohej një marrëveshje me eksportues të tjerë të mëdhenj të makinave si të SHBA-ve, Korejsë së Jugut dhe Japonisë. Një veprim i tillë mund të rishikonte e kthente në vëmendje  ankesën presidentit Trump se sektori i SHBA-ve është trajtuar padrejtësisht, duke reduktuar në të njëjtën kohë kostot e eksportit për sektorët e automjeteve të vendeve të tjera pjesëmarrëse.

Nën një marrëveshje të tillë, pjesëmarrësit do të reduktonin tarifat në nivele të dakorduara për një set produktesh të specifikuara - një koncept në tregtinë ndërkombëtare të njohur si një "marrëveshje plurilaterale" që lejon shtetet anëtare të merren me tarifat pa përfshirë të gjithë përfaqësuesit e Organizatës Botërore të Tregtisë.

Brukseli ka kërkuar mendim nga disa kryeqytete rreth idesë, thanë diplomatët, duke theksuar se ende nuk ishte e qartë nëse do të ndiqet një marrëveshje apo se çfarë game e produkteve të sektorit të automjeteve do të mbulohej.

Komisioni mund të thotë vetëm se Z. Juncker “nuk ka vendosur ende se çfarë do të diskutojë në takim me Presidentin Trump” dhe “do të zhvillojë mendimin dhe strategjinë e tij në javët në vazhdim”. Duke shtuar: “Nëse dëshiron një strategji të suskesshme , duhet ta mbash për vete .”

BE ka qenë në qendër të negocimeve për të reduktuar barrierat e tregtisë së automjeteve në në vitet e fundit, si në kuadër të bisedimeve me administratën e Obamës që u bllokuan, qoftë edhe për  "makineritë e djathit " që u trajtua me  Japoninë që do të eleminonte detyrimet e importit të BE-së  që ka të bëjë me marërveshjen “cars for cheese” të BE-së me Japoninë që do të eleminojë detyrimet europiane për automjetet japoneze me kalimin e kohës.

Presidneti Trump ka kërcënuar me vendosjen ndaj BE-së të një tarife prej 10 përqind mbi importet e veturave të pasagjerëve krahasuar me detyrimet amerikane prej 2.5 përqind. BE thotë se ankesa e tij injoron pengesat më të larta që Shtetet e Bashkuara imponojnë në prodhime të tjera, të tilla si kamionët.

Muajin e kaluar, Presidenti Trump kërcënoi se do të vendoste një taksë prej 20 për qind ndaj makinave të BE-së,  nëse barrierat ndaj eksporteve të SHBA-ve "nuk do të hiqeshin shpejt". Departamenti i Tregtisë po heton gjithashtu nëse importet e makinave të huaja dhe pjesët e makinave cënojnë sigurinë kombëtare të SHBA-ve.

Në një konferencë shtypi ditën e hënën me Mark Rutte, kryeministrin holandez, Trump tha se do të ishte njësoj "pozitive" nëse SHBA-të do të arrin ose jo një marrëveshje  bashkëpunimi me BE-në. Z. Rutte ndërhyri: "Nuk është pozitive . . ne duhet të punojmë mbi diçka. "

Udhëheqësit e BE-së kanë hequr dorë nga lëshimet e njëanshme ndaj Uashingtonit, duke u zotuar që do të mbrojnë interesat e tyre ekonomike kundër politikave proteksioniste amerikane. Brukseli paralajmëroi Departamentin amerikan të tregtisë javën e kaluar se BE dhe ekonomitë e tjera të mëdha mund të synojnë deri në 300 miliardë dollarë mallra të SHBA-ve me tarifa hakmarrëse nëse  Presidenti Trump vepron me kërcënimet e tij mbiautomjtetet.

Por Brukseli është gjithashtu duke eksploruar ide të mundshme që Juncker mund të sugjeronte gjatë bisedimeve të tij me Presidentin amerikan.

Angela Merkel i tha parlamentit gjerman të mërkurën se Juncker "do të udhëtojë drejt SHBA-ve dhe do të paraqesë propozime që do të përcaktojnë atë se çfarë mund të bëjmë".

Kancelarja shtoi: "Vlen të përpiqesh ta çlirosh këtë konflikt, në mënyrë që të mos kthehet në një luftë të vërtetë tregtare", tha ajo. "Por ne kemi nevojë për të dyja palët që kjo të ndodhë."

Një diplomat nga një shtet anëtar i BE tha se ideja e një marrëveshjeje sektoriale mbi makinat "në shikim të parë ngre shqetësime thelbësore" gjithashtu sepse blloku u pajtua se nuk do të diskutonte hapjen e tregut me Shtetet e Bashkuara deri sa Presidneti Trump nuk do të hiqte masat tregtare dhe kërcënimet kundër Europës..

Çdo bisedim për qasje me tregun “do të duhej të avantazhonte të gjithë BE-në, jo vetëm një pjesë të shteteve”, tha diplomati duke iu referuar Gjermanisë, sektori i automjeteve të së cilës pritet të pësojë një goditje të madhe nga tarifat e Trump.

Një zyrtar i lartë i industrisë në SHBA tha se zyrtarët e BE-së kishin hedhur vagullt idenë e një marrëveshjeje sektoriale, por se biznesi i SHBA-ve nuk ishte entuziast.

“Nuk e di nëse do të kishte shumë kuptim për ne. Ne kemi qenë gjithmonë në kundërshtim me uljen e tarifave derisa të kemi akses më të mirë në treg gjetkë ", tha zyrtari duke vënë në dukje pengesat jo tarifore me të cilat ballafaqohen prodhuesit e makinave amerikane në tregjet e tjera, si dhe shqetësimet e shprehura nga prodhuesit siç është Ford për shembull mbi manipulimin e supozuar të monedhës nga ana e Japonisë dhe vendeve të tjera.

Zyrtari i industrisë gjithashtu pyeti nëse Presidenti Trump, i cili në mënyrë të përsëritur e ka bërë të qartë se ai preferon negociatat shumëpalëshe, do të pajtohej me një qasje sektoriale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë