Qendra e Koordinimit të Reagimit Emergjent të Komisionit Evropian (ERCC) njofton se, ka mobilizuar burimet ajrore dhe tokësore të zjarrfikësve nga disa vende evropiane që janë pjesë e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile për të ndihmuar Greqinë dhe Shqipërinë.
Dy avionë nga Italia, një helikopter nga Franca janë dërguar në Greqi ndërsa ka ofruar helikopter edhe Serbia.
Mbështetja për Shqipërinë përfshin 1 avion ushtarak shumëfunksional nga Rumania me kapacitet 6 ton ujë. Avioni do të vendoset në dispozicion më 14 gusht
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.