Luigi Soreca thotë se marrëveshja për kodin zgjedhor dhe reformën në drejtësi janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë drejt integrimit në BE.
Ambasadori i BE-së në Tiranë, i ka bërë thirrje edhe një herë mazhorancës dhe opozitës për të bashkëpunuar për të mirën e vendit.
Nga Berati, Sorca theksoi se java që vjen është e rëndësishme për të dyja forcat politike, sepse ka ardhur pikërisht koha e duhur.
“Tani po hyjmë në një periudhë mjaft të rëndësishme siç është marrëveshja për kodin zgjedhor dhe reforma në drejtësi. Përpara na pret një javë e rëndësishme për qeverinë dhe opozitën që të bëjnë më të mirën për vendin, për të bërë atë që kërkon koha dhe kjo kohë është tani, – tha Soreca. – Në lidhje me ecurinë e reformave për integrimin e vendit, ambasadori tha se po shikon progres. Në këto 90 ditë të prezencës time në Shqipëri kam parë progres, ambicie për arritjen e rekomandimeve dhe shoh pozitivitet në këtë aspekt”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




