Nga Gazeta ‘SI’ – Gjermania dhe BE-ja do të mbështesin transportin e gjelbër në Tiranë me një hua prej 50 milionë dhe një grant 31.2 mln euro.
Projekti parashikon vendosjen e autobusëve me bateri në tre linja të kryeqytetit, Unaza, Tirana e re dhe Kombinat-Kinostudio, me qëllim reduktimin e emetimeve CO2. Po ashtu, një ndër qëllimet është reduktimi me 20% i kohës së udhëtimit dhe rritjen e eficiencës së transportit publik.
Kosto totale e projektit është 110.37 mln euro dhe pjesa e mbetur 29.17 mln euro do të financohet nga vetë Bashkia Tiranë.
Marrëveshja u firmos nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Drejtoresha e KfW në Shqipëri, Brit Horschke.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.