Bashkimi Europian i ka dhuruar Shqipërisë rreth 20 mijë teste për Covid-19.
Lajmin e ka bërë me dije Shefja e operacionit ndërkombëtar të ONM, Genoveva Ruiz Calavera, e cila shkruan se ky dhurim ka ardhur pas kërkesave të bëra nga Shqipëria, Bosnja, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
“BE dhuron komplete testimi pas kërkesës nga Institutet e Shëndetit Publik në Shqipëri, Bosnje Hercegovinë, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Janë dërguar sot. Së bashku më të fortë”, shkruan Calavera.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, i cili shkruan se Bashkimi Europian do të qëndrojë gjithmonë pranë Shqipërisë.
“Bashkimi Europian donacione për Shqipërinë me material për kontrollin e Covid-19.
Këto komplete do të lejojnë 20,000 teste të kalibrojnë Institutin e Pajisjeve të Shëndetit Publik në Tiranë. Sa më të besueshme janë testet, aq më efektive është lufta! BE qëndron pranë Shqipërisë”, shkruan ambasadori Soreca.
Për dhurimin e 20 mijë testeve për Shqipërinë për Covid-19, ka reaguar edhe lideri demokrat, Lulzim Basha.
Basha shkruan se vetëm rritja e numrit të testimeve mundëson identifikimin real të të prekurve dhe frenimin e përhapjes së virusit.
Sipas kreut të PD, izolimi i qytetarëve dhe bllokimi i ekonomisë na kushton më shumë se rritja e numrit të testimeve.
“Faleminderit BE për ndihmën e çmuar për Shqipërinë. Vetëm rritja e numrit të testimeve mundëson identifikimin real të të prekurve dhe frenimin e përhapjes së virusit. Izolimi i qytetarëve dhe bllokimi i ekonomisë na kushton më shumë se rritja e numrit të testimeve”, shkruan kryedemokrati Basha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




