Opinion

Bashkimi Evropian një “tren” me 2 lokomotiva

A është Bashkimi Evropian gati për të përqafuar një model të ri ndryshimesh përpara se  të shpërbehet?

Pavarësisht thirrjeve të shumë liderëve kombëtarë për një Evropë me efikase, duket se të gjithë i “turren” disa grupeve të vogla shtetesh për të ecur përpara në fusha të tilla si mbrojtja apo taksat.

Të paktën ky është mesazhi që vjen nga kryeqytetet kombëtare dhe Brukseli. I pyetur për mënyrën se si do të bashkë-ekzistojnë në të ardhmen vendet e euros dhe ato që mbajnë monedhat e tyre kombëtare, një zyrtar i lartë në Paris vë në dukje se, pas “Brexit”, gati 90% të PBB-së së Bashkimit Evropian do të gjenerohet nga zona e euros. Të tjerë thonë se të gjithë jo-anëtarët me përjashtim të Danimarkës do të bashkohet me euron brenda pesë vjetësh. “Radhët me azilkërkues mes lindjes dhe perëndimit do të përfundojnë - thotë një eurodeputet në Bruksel - për shkak se Evropa qendrore po përfiton shumë nga BE-ja.

Megjithatë, ky është një vetëbesim i tepërt. Në vitet që vijnë, unioni do të ketë anëtare të euros dhe anëtarë ëe mbajnë monedhë kombëtare. Kriza e emigrimit nuk po ndikon pozitivisht tek qytetarët e Evropës Qendrore, përkundrazi, disa prek tyre janë duke sulmuar parimet themelore të Bashkimit. Dhe pse “Brexit” nuk duket se ka gjasa të dëmtojë BE-në më shumë se Britaninë, vendimi i një shumice të tillë votuesish në një vend të rëndësishëm anëtar, është një aktakuzë e madhe për të gjithë organizatën,  e cila po e dobësohet rëndë në sytë e botës.

Një Evropë për të gjitha arsyet

Një Evropë më e diferencuar, e bazuar rreth idesë së varianteve dhe ndryshimeve,  me një sërë shpejtësish, do të jetë një mënyrë e mirë për të lehtësuar tensionet dhe problemet që shqetësojnë të tashmen e BE-së. Në qendër do të jetë Eurozona 19-anëtarëshe, të cilës do t’i duhet integrim më i thellë politik dhe ekonomik për të mbijetuar. Më pas do të jenë anëtaret e plota të BE-së që nuk janë në euro. Në parim, kjo do të jetë e dobishme për të gjitha vendet anëtare që u duket sistemi euro shumë imponues ose nuk janë të përgatitura për të përqafuar integrimin politik.  Kjo do të thotë, se ato duhet të jenë pjesë e këtij grupimi të dytë, pa dëmtuar apo shkatërruar monedhën e vetme. Kandidati kryesor për një grupim të tillë është Greqia, por mund të ketë edhe shumë vende të tjera në të ardhmen.

Një grup i tretë mund të jenë përfshijë  vendet që aktualisht nuk duan të bashkohen me BE-në, por do të donin të merrnin pjesë sa më gjerësisht të jetë e mundur në tregun e përbashkët. Kjo nënkupton se ato do duhet të paguanin për buxhetin e BE-së dhe duhet të jenë në gatishmëri për të vepruar në përputhje me pothuajse të gjitha rregullat e unionit, duke përfshirë edhe pranimin e juridiksionit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Përtej këtyre tre niveleve, do të ketë një grup të katërt vendesh, që janë të gatshme  të pranojnë rregullat e Brukselit, por ende nuk duan një marrëveshje të thellë dhe të plotë tregtare me BE-në. Disa nga këto shtete mund të dëshirojnë të jenë të lidhura ngushtë, nëpërmjet vëzhguesve  apo statusit të asociuar në politikat e jashtme, ato të mbrojtjes dhe në çështjet e sigurisë të brendshme. Britania është kandidati më e qartë për një grup të tillë. Por Turqia dhe disa vende të Ballkanit perëndimor mund të jenë gjithashtu të interesuara, dhe ndoshta një ditë Ukraina, Gjeorgjia, Moldavia dhe Bjellorusi mund t’i shtohen në listës.

Kur Traktati i Romës u nënshkrua 60 vjet më parë dhe klubi kishte vetëm gjashtë anëtarë, një klasë e vetme anëtarësh e kishte të lehtë të gjente gjuhën e përbashkët. Me 28 anëtarë, madje edhe me 27, ka pak gjasa që të përshtaten të gjithë. Duket se përpjekjet për anëtarësime në euro, NATO apo në zonën Shengen, do të vazhdojnë për një kohë të gjatë, e ndoshta përgjithmonë./The Economist/

Interested in ordering cheapest medications over the internet


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë