Lajme

BE do të miratojë vaksinën e Pfizer në 30 dhjetor

Vaksina e Pfizer do të miratohet nga Bashkimi Europian në datën 30 dhjetor. Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
Në një mesazh për qytetarët kreu i qeverisë ka deklaruar se pas 48 orësh nga miratimi, vaksina do të mbërrijë në Greqi dhe ai së bashku me familjen do të jenë të parët që do të vaksinohen.

“Të parët do vaksinohemi familja ime, unë dhe presidentja e Greqisë, Katerina Sakelaropulu. Hezituesit duhet të dinë se vaksinat shpëtojnë jetë dhe janë e vetmja armë e sigurt për të fituar imunitetin ndaj covid-19. Nuk parashikohet rifunksionim i sferës së argëtimit, sidomos të natës, deri në vaksinimin e përqindjes më të lartë të popullsisë, shifër që mund të arrijë deri në Pashkë. Shkollat do të rihapen në 7 janar, deri atëherë do të jetë stabilizuar situata në sistemin shëndetësor. Sivjet Krishtlindjen do të kalojmë me deri në 9 veta në çdo shtëpi, do të zbatohet lockdown i rreptë”, ka deklaruar kryeministri Mitsotakis.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë