Trashëgimi

BE çel konkursin e fotografisë për sitet më të bukura të trashëgimisë kulturore

Fotografi nga sitet më të bukura të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë do të shfaqën në një konkurs të fotografisë që mundësohet nga projekti i Bashkimit Europian EU4Culture.

Zyra e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, njoftoi në rrjete sociale, për të gjithë të apasionuarit e fotografisë, që të bëhen gati për të fotografuar disa nga sitet më të bukura të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë dhe të bëhen pjesë e konkursit të fotografisë së siteve të EU4Culture.

“Snap the Site. Eksploroni disa nga vendet kryesore të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe shfaqni bukurinë e tyre përmes këndvështrimit tuaj unik”, shkroi zyra e BE-së në Tiranë, teksa informoi se, pjesëmarrësit do të trajnohen nga fotografi i njohur Armand Babani, duke siguruar një përvojë lektorimi krahas konkursit.

Të apasionuarit mund të zgjedhin vendin e tyre të preferuar sipas axhendës që parashikon vendndodhjet:

22 Qershor: Kulla Veneciane (Durrës) & Kisha e Shën Antonit Kepi i Rodonit

29 Qershor: Ura e Kurçajt & Kalaja e Bashtovës

06 Korrik: Kisha e Manastirit të Rubikut & Muzeu Etnografik i Krujës

Ndërsa afati i aplikimit është deri më 20 qershor 2024

“Stafi përkatës do të mundësiojë për gjithçka tjetër. Ndërsa konkursi do të ndajë çmime fantastike për fituesit”, njofton Zyra e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, teksa fton të apasionuarit të aplikojnë në linkun: https://europeishere.al/snap-the-site-competition/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë