Sport

BBC shpalli më të mirët për vitin 2025

Nga Gazeta Si – Golfisti Rory McIlroy u shpall “Personaliteti Sportiv i Vitit” sipas BBC për vitin 2025.

Ai siguroi Grand Slam-in e karrierës dhe luajti një rol të rëndësishëm në fitoren e Evropës në “Ryder Cup”.

36-vjeçari nga Irlanda e Veriut, në Prill fitoi Masters-in në “Augusta National”, duke kompletuar fitimin e të 4 turneve madhorë.

Ai u bë sportisti i 6-të mashkull dhe evropiani i parë që arriti këtë sukses, duke iu bashkuar amerikanëve Gene Sarazen, Ben Hogan, Jack Nicklaus dhe Tiger Woods, si dhe afrikano-jugorit Gary Player, në realizimin e kësaj arritjeje historike.

Pasi triumfit në “US Open”, “The Open” dhe “US PGA Championship” deri në vitin 2014, McIlroy u detyrua të priste edhe 11 vite të tjera për ta bërë realitet “ëndrrën e tij”.

Ai pati një rol vendimtar në fitoren e parë të Evropës në “Ryder Cup” në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2012, duke kontribuar me tre pikë e gjysmë.

Regbistja angleze Ellie Kildunne u rendit e 2-ta, ndërsa piloti i Formula 1, Lando Norris, u rendit i 3-ti.

  • Personaliteti Sportiv i Vitit – Rory McIlroy
  • Personaliteti i Ri Sportiv i Vitit – Michelle Agyemang
  • Skuadra e Vitit – Europa në “Ryder Cup”
  • Trainerja e Vitit – Sarina Wiegman
  • Ylli Botëror i Sportit – Armand Duplantis
  • Çmimi për Arritjet në Karrierë – Thierry Henry

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë