Para

BB: Remitancat në Shqipëri sa 9.6% e PBB, më të ulëtat në rajon

Remitanca e dërguara nga emigrantët janë pjesë thelbësore e ekonomive në botë. Bazuar në raportion e Bankës Botërore, të publikuar në 8 prill 2019, remitancat e dërguara tek vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare të ulëta arritën një rekord prej 469 mld euro në vitin 2018, me një rritje prej 9.6% krahasuar me 2017-ën.

Sipas të dhënave të organizatës me bazë në Washington, remitancat e dërguara në Shqiëpri në vitin 2018 ishin sa 9.6% e PBB-së së vendit, ndërsa në vende të tjera të rajonit të Ballkanit, si Bosnjë dhe Herzegovina, remitancat ishin 11% e PBB-së, në Mal të Zi 11.4% e PBB-së dhe në Kosovë 15.8% e PBB-së.

Mes vendeve, përfituesit më të mëdhenj të remitancave në botë në 2018 kanë rezultuar: India me 70 mld euro, e ndjekur nga Kina (59 mld euro), Meksika (32 mld euro), Filipinet (30 mld euro), dhe Egjipti (26 mld euro). Teksa në Europë dhe Azinë Qendore remitancat u rritën me 11% në 52 mld euro në 2018, krahasuar me vitin precedent. Referuar këtyre të dhënave, remitancat e dërguara në të gjithë botën janë ngjashëm në të njëjtat nivele me Investimet e Huaja Direkte (FDI), por nëse do të përjashtojmë Kinën, ato janë burimi më i madh në monedhën e huaj, në vendet me të ardhura të ulta dhe mesatare.

Remitancat janë një dorë e mirë ndihme për familjet e varfëra në të gjithë botën, dhe një mënyrë për të lehtësuar varfërinë, por vlera e remitancave bie zakonisht për shkak të taksave të dërgesave të parave, që mesatarisht shkon në 7%. Në 2019, flukset e remitancave në vendet me të ardhura të ulëta dhe me të ardhura mesatare pritet të arrijnë në 488 miliardë euro, për t'u bërë burimi i tyre më i madh i financimit të jashtëm.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në lidhje me remitancat tregojnë se gjatë 2018-ës emigrantët shqiptarë kanë sjellë në vend 1,3 mld euro, por ato kanë ardhur në kanale informale, pasi po të dhënat e BSH-së tregojnë se vetëm 40% e popullsisë (15+) disponon llogari bankare (larg mesatares së Eurozonës prej 95%).

Remitancat janë burim të ardhurash për rreth 26% të familjeve shqiptare. Numri i emigrantëve jashtë kufijëve të cilët i transferojnë para në vendin e tyre familjeve janë rreth 1.19 milionë individë, ndër të cilët në Europë janë 90%. Emigrantët e përhershëm përbëjnë 80% të totalit (shifër kjo mbi mesataren rajonale).

Nga 1,3 mld euro ose 9% e totalit të PBB-së nga vendet europiane vijnë 1,099 mld euro.
Më shumë se gjysma e dërguesve i përkasin moshave 30-44 vjeç, 71% e dërguesve janë meshkuj dhe 60% i përkasin emigracionit të përhershëm. Kurse dërgesat nga jashtë përbëjnë 90% të të ardhurave familjare të marrësve, të cilat rreth 1/3 e familjeve i përdorin për shpenzime bazë (ushqime dhe barna), rreth 41% e marrësve i kursejnë një pjesë të dërgesave.
86% e familjeve marrëse i sigurojnë dërgesat nga 1 person i vetëm në emigracion, 32% e këtyre familjeve marrin dërgesa prej mbi 10 vjetësh.

Kanalet e dërgesave sipas të dhënave të BSh-së: 57% dërgohen përmes MTO-ve (dukshëm mbi mesataren rajonale, 40%); 39% dërgohen fizikisht (mesatarja rajonale 23%); një pjesë mjaft e vogël vjen përmes sistemit bankar, 4% (mesatarja e rajonit 7%).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë