Ekonomi

BB: Ekonomia e Shqipërisë dhe Ballkanit do të rritet më ngadalë gjatë vitit të ardhshëm

Nga Gazeta ‘SI’ – Ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.5% gjatë vitit 2026, me një ngadalësim prej 0.2 p.p nga viti 2025.

Parashikimi i fundit i Bankës Botërore thekson se pasiguria në tregtinë globale do të ndikojë në ngadalësim të rritjes ekonomike.

“Rritja ekonomike e Shqipërisë parashikohet të ngadalësohet në 3,7 për qind në vitin 2025 dhe 3,5 për qind në periudhë afatmesme, për shkak të pasigurive në tregtinë globale dhe ndryshimeve në perspektivën ndërkombëtare. Megjithatë, një zbatim më i shpejtë i reformave të mbështetura nga BE-ja mund të përshpejtojë ritmin e rritjes së të ardhurave për frymë deri në 3.1 për qind mbi skenarin bazë si edhe konvergjencën me standardet e jetesës së BE-së.”, thuhet në raportin e Bankës Botërore.

I gjithë Ballkani Perëndimor, sipas raportit, do të përjetojë një rritje më të ngadaltë ekonomike, 3.1% në 2026-n dhe 3.6% në 2027-n.

Tregu i punës mbetet “thembra e Akilit” për të gjithë vendet e rajonit, thekson BB, karakterizuar nga një mugesë e fuqisë punëtore, shkallë e lartë e papunësisë dhe pjesëmarrje e ulët e forcës së punës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë