Shendet

Bazuar në shifra, Alimehmeti: Pse nuk duhet të shqetësohemi për riinfektimet

Një studim i fundit në Qatar thote se gjasat e riinfektimeve janë të ulëta ndërsa vdekjet të papërfillshme.

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti në një status në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se studumi i kryer  nga Universiteti Cornell (Qatar) në bashkëpunim me Qendrën e OBSH-së për Analizimin e Epidemiologjisë së Sëmundjeve Infektive mori në shqyrtim 133.266 raste të konfirmuara me Covid dhe u publikua në revistën Clinical Infectious Diseases.

Alimehmeti shkruan se nga numri total i pjesëmarrësve për sa i përket riinfektimeve 243 raste (0.18%) dolën me test pozitiv ≥45 ditë pas testit të parë pozitiv, nga të cilët:
-35 raste (0.026%) me evidencë të fortë për riinfektim.
-19 raste (0.014%) me evidencë të mirë për riinfektim,
-26 raste (0.02%) me njëfarë evidence për riinfektim, dhe
-163 raste (0.12%) me evidendë të dobët për riinfektim.
Më tej Alimehmeti shkruan se nga 54 rastet me evidencë të fortë ose të mirë për riinfektim 23 raste (42.6%) u zbuluan në qendra shëndetësore dhe  31 raste (57.4%) u zbuluan rastësisht përmes depistimeve rutine. Ndërsa përsa i përket rasteve klinike epidemiologu shkruan se vetëm një person pati nevojë për shtrim në spital dhe doli të nesërmen, ndërkaq nuk ka asnjë vdekje nga riinfektimet.
“Risku i reinfektimit u vlerësua 0.02%  Ndryshe mund të themi: mbrojtje 99.8%, që është supeiore ndaj efektivitetit të çdo vaksine deri më sot. Pra, të paktën psikologjikisht të qëndrojmë të qetë edhe pse masat vazhdojmë i ruajmë deri sa të dimë më shumë”, përfundon statusin e tij Alimehmeti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë