Mendim

Bavaria, prova më e madhe për Angela Merkelin

Zgjedhjet shtetërore të Bavarisë janë padyshim prova më e madhe e mandatit të dytë të kancelares Angel Merkel. A do ta ruajë koalicioni konservator shumicën e tij absolute? Çfarë do të thoshte humbja e Bavarisë, jo vetëm për Gjermaninë, por edhe më gjerë?

Edhe pse zgjedhjet janë pritur me shumë zhurmë, partia bavareze Bashkimi Kristian Social duket se ndodhet përballë një sfide të madhe. Parashikimet thonë se partia e koalicionit të Merkelit mund të humbasë shumicën absolute në zgjedhjet e 14 tetorit. Kjo do të ishte një tronditje të madhe për qeverinë, e cila është drejtuar në mënyrë efektive nga CSU-ja për pjesën më të madhe të periudhës së pasluftës. Një skenar i tillë do të dobësonte qeverinë gjermane ndërkohë që përplasjet e kohëve të fundit i kanë shkaktuar jo pak dhimbje koke koalicionit të Merkelit.

Me 13 milionë banorë dhe një të pestën e sipërfaqes së përgjithshme të Gjermanisë, Bavaria është duke u parë si “pre politike” në mbarë vendin. Rajoni është gjithashtu shtëpia e kompanive të mëdha ndërkombëtare si BMW dhe Siemens. Bavaria ka gjithashtu GDP-në e dytë më të lartë të çdo shteti gjerman.

Një sërë anketash të opinionit publik kanë parashikuar fundosjen e CSU-së, ndërkohë që ka pasur një rritje të mbështetjes për të Gjelbrit dhe sidomos për populistët e  Alternativës për Gjermaninë (AfD). Shumë besojnë se krerët e CSU-së do të përplasen ashpër me njëri-tjetrin nëse rezultatet janë aq të keqia sa parashikohen. Kur mbështetja për CSU-në ra në 43.4% në zgjedhjet shtetërore të vitit 2008, kreu i partisë Erin Huber dhe kryeministri Günther Beckstein u larguan.

Udhëheqësi i Bashkimit Kristian Social (CSU) Horst Seehofer dhe Kryeministri i Bavarisë Markus Soeder 

Politika e emigracionit

Emigracioni është kthyer në një nga pikat më të nxehta të diskutimit në prag të zgjedhjeve, ndërkohë që rrugët janë mbushur me posterat e premtimeve të AfD-së për "shkollat ​​pa myslimanë. Ndërkohë, Markus Söder kryeministri i Bavarisë dhe aleat i ngushtë i Merkelit, vendosi së fundmi se ndërtesat publike duhet të vendosin kryqe në hyrjet kryesore, një veprim që u pa nga kritikët si një përpjekje për t'i joshur votuesit.

Bebatit bavarez ka marrë tanimë tone kombëtare. Politika e ëmigracionit është fokusi kryesor pasi më shumë se një milion refugjatë dhe emigrantë u shpërngulën në Gjermani në vitin 2015, shumë prej të cilëve vinin nga Siria. Madje një sondazh i Fondacionit Bertelsmann (SGI) theksoi se emigracioni do të ishte "sfida më e madhe" për qeverinë.

"Kjo fushë politike ngre pyetje shumë të ndërlikuara në lidhje me mënyrën se si të nxitet integrimin dhe kush do ta drejtojë cështjën e emigracionin. Çështja e refugjatëve ka ndarë shoqërinë”, shkruante ai në një raport. "Rritja e disa lëvizjeve të protestave të krahut të djathtë dhe suksesi i një partie si AfD-ja tregon se një pjesë e popullsisë është thellësisht e pakënaqur me elitat politike, ekonomike dhe mediatike të Gjermanisë".

Kreu i CSU-së dhe Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer, ka përsëritur vazhdimisht një politikë re anti-emigracionit. Muajt e fundit ai është bërë më i zhurmshëm, duke rritur presionin ndaj kancelares Merkel dhe duke kërcënuar dy herë qeverinë gjermane mbi emigracionin.

Qëndrimi i tij i hapur ka tronditur koalicionin e brishtë në pushtet, të cilit iu deshë n gati gjashtë muaj për t'u formuar dhe ka qenë gjithmonë një grupim politik pragmatik. Sfida e Seehoferit reflekton gjithashtu një konstelacion të pazakontë politik: Kërcënimi më i madh i Merkel vjen nga radhët e konservatorëve dhe jo politikanëve të majtë.

 Udhëheqësi i Bashkimit Kristian Social (CSU) Horst Seehofer dhe kancelarja Angela Merkel

Berlini shikon me shqetësimin nga Bavaria

Rezultati i zgjedhjeve bavareze është veçanërisht i rëndësishëm për Berlinin. Nëse mbështetja për CSU-bie, shumë do të thonë se retorikat e ashpra të Seehofer mbi emigracionin cuan drejt humbjes së votuesve. Një humbje e madhe e mbështetjes mund ta nxisë atë të braktisë postin e tij si kreu i partisë. Por Seehofer është vetëm një nga politikanët “rebelë” brenda CSU-së, një parti e cila ka bashkëpunuar tradicionalisht është me CDU-në e Merkelit. Për më tepër, nëse konservatorët bavarezë votojnë për AfD-në, emigracioni do të mbetet në qendër të politikave gjermane dhe presioni ndaj kancelares do të vazhdojë.

Shumë bavarezë janë të zhgënjyer me masat e qeverisë federale për emigracionin dhe po i bashkohen ekstremistëve të AfD-së. Edhe jashtë Bavarisë, shumë gjermanë nuk i besojnë Merkelit. Edhe pse 64 për qind e gjermanëve e miratojnë punën e përgjithshme të kancelares, 53 për qind thonë se ajo nuk e ka menaxhuar mirë fluksin e refugjatëve, sipas një sondazhi të lëshuar nga televizioni publik gjerman javën e kaluar.

Të dhënat e sondazhit duket se kanë inkurajuar CSU-së për të patur një konfrontim të drejtpërdrejtë me kancelaren. Ndërkohë rreth dy të tretat e gjermanëve pajtohen me qëndrimin e CSU-së për largimin e refugjatëve në kufi. Korrupsioni në një qendër refugjatësh në Bremen dhe vrasja e një 14 vjeçareje gjermane nga një refugjat irakian muajin e kaluar kanë ndezur edhe më shumë opinionin publik. Së fundmi Seehofer kishte në plan të prezantonte një “masterplan” për të përmirësuar sistemin e azilit në Gjermani. Projekti përfshin 63 masa, duke përfshirë mundësinë e kthimit të refugjatëve në kufi, por Merkel nuk e lejoi ta paraqiste planin, duke argumentuar se Berlini duhet të priste rezultatin e takimit të ardhshëm të Bashkimit Europian.

Të sfidojë hapur autoritetin e Merkelit është bërë tanimë një politikë kyçe e CSU-së, duke sinjalizuar se është e gatshme të sakrifikojë aleancën e gjatë me CDU-në. Gjermanët votuan në shtator dhe u deshën rreth gjashtë muaj negociata të vështira për të formuar një qeveri. Një tjetër raund votimesh do të ishte gjëja e fundit që dëshiron populli dhe do të rezultonte fatale për Merkelin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë