“Batman”, me aktorë Robert Pattinson dhe Zoe Kravitz, është filmi numër një në Amerikën e Veriut, duke fituar 128.5 milionë dollarë të ardhura këtë javë.
Në vendin e dytë është “Uncharted” me 11 milionë dollarë, i ndjekur nga “Dog” me 6 milionë dollarë, “Spider-Man: No Way Home” në të katërtin me 4.4 milionë dollarë dhe “Vdekja në Nil” në vendin e pestë me 2.7 milionë dollarë.
Në përmbylljen e nivelit të parë janë “Sing 2” në pozitën e gjashtë me 1.5 milionë dollarë, “Jackass Forever” në të shtatën me 1.4 milionë dollarë, pasuar nga ”Cyrano” me 684 mijë dollarë, “Gangubai Kathiawadi” në pozitën nëntë me 592 mijë dollarë dhe “Scream” në të dhjetën me 570 dollarë.

The Batman
Botës nuk i mungojnë filmat e Batman-it, por ky, me regji nga Matt Reeves dallon nga të tjerët. Më e rëndësishmja, Robert Pattinson është në rolin e Batman, duke luajtur një Kalorës të Errët.
Regjisori Reeves do të shprehej: “Fillova të mendoj: Po sikur të ndodhte ndonjë tragjedi dhe ky djalë të bëhet kaq i izoluar, ne nuk e dimë se çfarë po bën? A është ky djalë një lloj narkoman i pakujdesshëm dhe i pamatur? Dhe e vërteta është se ai është njëlloj i varur nga droga. Droga e tij është varësia e tij ndaj kësaj përpjekjeje për hakmarrje”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




