Gazeta Si – Viti 2024 ka nisur me trofe për Flamurtarin në basketboll për femra. Ekipi që po dominon këtë sport vitet e fundit në vendin tonë fitoi sot Kupën e Shqipërisë për here të 21-të në histori.
Finalja e luajtur në Vlorë ndaj Partizanit ishte dramatike dhe përfundoi me rezultatin e ngushtë, 80-79. Suksesi i vajzave vlonjate u vendos në sekondën e fundit, ndërkohë që nga Partizani ka pasur kontestime të forta në lidhje me gjykimin e ndeshjes.
Gjatë 4 periodave u regjistrua ky pakavarazh: 16-24, 20-18, 25-19 dhe 19-18. Ndeshja nisi më mirë nga Partizani, Flamurtari reagoi në gjysmën e dytë të finales dhe siguroi trofeun e parë të vitit nga koshi në sekondën e fundit i Tea Memushit.
Te Partizani pretendojnë se gjykimi favorizoi ekipin vendës gjatë gjithë kohës, jo vetëm në aksionin e koshit të fundit. Për këtë arsye skuadra e kuqe refuzoi të merrte pjesë në ceremoninë e medaljeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.