Lajme

Bashkia e Tiranës lehtëson bizneset nga taksat

Bizneset e Tiranës do të lehtësohen nga Bashkia në lidhje me taksat si pasojë e situatës së krijuar nga bllokimi i jetës prej Covid-19.

Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, Tiranë, ka deklaruar se në kuadër të vendimit të Këshillit Bashkiak të miratuar së fundmi, subjektet e regjistruara në sistemin informatik  të këtij institucioni përjashtohen nga pagesa e shfrytëzimit të tarifës së zënies të hapsirës publike për muajin Mars-Prill 2020. Në të njëjtën kojë, subjektet përfitojnë shtyrjen e afatit të këstit të pagesës së taksave dhe tarifave vendore, nga muaji Prill për në 30 Qershor 2020.

Lehtësirat përfshijnë edhe muajin Qershor.

Afati i këstit të pagesës së taksave dhe tarifave vendore të muajit Qershor është shyrë për në 31 Gusht 2020.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë