Lajme

Basha: Situata e vështirë në Sukth, Rama i ka braktisur shqiptarët

Kryetari i opozitës Lulzim Basha është ndalur në Sukth, ku ka dëgjuar problemet e banorëve të lidhur me situatën e rëndë që është dyfishuar pas tërmetit, prej krizës së koronavirusit.

Basha thotë se banorët që takoi i treguan se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti për shtëpitë e shkatërruara, asnjë kujdes për situatën e pandemisë që i ka çuar në varfëri të tejskajshme banorët e Sukthit.

“Sukthi dhe banorët e tij ende vuajnë pasojat e tërmetit të nëntorit. Asnjë ndihmë për banorët me shtëpitë e shkatërruara, asnjë kujdes për situatën e pandemisë që i ka çuar në varfëri të tejskajshme banorët e Sukthit. Shtëpi të rrënuara dhe në pragshembje pas tërmetit, asnjë ndihmë financiare apo ushqimore, varfëri e shtuar, papunësi dhe mjerim. Kjo është gjendja e Sukthit sot’’, tha Basha.

Ai thekson se qeveria dhe vetë Edi Rama i ka i ka braktisur shqiptarët, pasi qëllimi i vetëm është vjedhja.

“Alarmi  i qytetarëve që takova në Sukth është dëshmi e qartë e pandemisë ekonomike që ka prekur shqiptarët. Rama i ka braktisur shqiptarët. Ai dhe oligarkët e tij kanë vetëm një qëllim, të vjedhin taksat e shqiptarëve për t’u pasuruar në kurriz të qytetarëve të braktisur pa ndihmë dhe kujdes’’, tha Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë