Lajme

Basha: Sa më parë zgjedhje të parakohshme! PS të reflektojë

Pas takimit me raportuesit e KiE-së, lideri demokrat Lulzim Basha, një një prononcim për mediat ka deklaruar sërish se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare është rruga e vetme për ecjen përpara të vendit.
Basha u shpreh se edhe diskutimi me raportuesit e KiE, u fokusua te kriza politike dhe se çfarë mund të bëjë opozita për reformën zgjedhore.
“Gatishmëria e opozitës për të dhënë kontributin e saj për një reformë zgjedhore që do t’ja kthejë votën qytetarëve dhe do të mundësojë përmes zgjedhje të përkohshme parlamentare një parlament legjitim, një qeveri legjitime, sundimin e ligjit, demokracinë si kushte për një bashkëjetesë demokratike për mirëqenie punësim dhe për hapjen e rrugës së bllokuar. PD dhe opozita kanë prezantuar një plan të qartë për të përshpejtuar fazën e parë të të reformës zgjedhore dhe pastaj duke ju garantuar qytetarëve shqiptarë lirinë e votës dhe të gjitha kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, mbajtjen sa më parë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, u shpreh kryedemokrati.
Kryedemokrati tha se është koha për të marrë vendimin e duhur për vendin duke vendosur interesat e vendit para atyre politike e për këtë i bëri thirrje Partisë Socialiste të reflektojë sa nuk është vonë.
“Nuk është kurrë vonë për të reflektuar, ndaj dhe thirrja ime ndaj PS është të reflektojë sa nuk është vonë. Kjo nuk është një situatë që mund të vazhdojë pa fund. Ndërkohë që ne përgatisim ofertën tonë jo vetëm për reformën elektorale, por edhe për të nxjerrë vendin nga kjo krizë, të jeni të sigurt që edhe durimit të njerëzve po i vjen fundi dhe as Rama dhe askush tjetër nuk duhet të mendojë se të vazhdojë ta trajtojë Shqipërinë si çifligun e vet dhe shqiptarët si bujkrobërit e vet”, vijoi më tej kryedemokrati Basha.
Kreu i PD-së tha se vendi ndodhet përballë dy qëndrimeve.
“Në Shqipëri janë përvijuar dy qëndrime. Qëndrimi i një shumice absolute jo thjesht dhe vetëm të opozitës, por edhe të opozitës që kështu nuk vazhdohet më, kjo situatë është e padurueshme dhe duhet një zgjidhje. Qëndrimi i një pakice absolute që nuk do ndryshim dhe kërkon ta mbajë Shqipërinë në këtë gjendje sepse nga kjo gjendje përfitojnë përmes korrupsionit një grusht njerëzish”, u shpreh kryedemokrati.

Reagon Elisa Spiropali
Deklaratave të kreut të PD-së Lulzim Basha se PD po bëhet gati me një platformë për nxjerrjen e vendit nga kriza dhe për reformën elektorale, i është përgjigjur zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali.
Spiropali shprehet se Basha dhe shumica e tij imagjinare duhet të presin zgjedhjet e ardhshme për t’u rikthyer në Parlament.
“Lulzim Basha dhe shumica e tij imagjinare duhet të presin zgjedhjet e radhës per t’u rikthyer në Parlament, prej ku u larguan vullnetarisht me daullet e fitores imagjinare!
Qeveria dhe shumica jonë e votuar për të qeverisur 4 vjet, kanë shumë detyra e punë për të realizuar deri në përfundim të mandatit, në respekt të kontratës me shqiptarët. Ata që e grisën kontratën me zgjedhësit e tyre, nuk kanë asnjë të drejtë po as edhe një shans gjithashtu, të grisin kontratën tonë”, shkruan Spiropali.
Nga ana tjetër ajo tha se “brenda dhjetorit do të votojmë Reformën Zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe do të vazhdojmë më tej me pikat kyçe të procesit të integrimit europian, duke përdorur si hartë drejtuese rezolutën e Bundestagut, si edhe të gjitha pikat e tjera të programit tonë për Shqipërinë që duam”.

https://www.facebook.com/espiropali/posts/10158941756632926?__xts__[0]=68.ARAmDM_SOC1-TYVZrbGV5HIljCY44IsDns1_SW0jT0Kk1mw4o5_c3BQ592w5U1qHaGYe4-xZiGi3eLM2eB4fu46zyTx-XHGyX5nUYBMxmtN29-1zZ22P5xLxkxbwG7MSs0hfn_3DDFot_fY7mxGJpwXZdfhuYxntVen0Ixb6EDNUqeqBj98f-zv6YCDELSBgoTCwBrQkrXnY4dh7NaY_0VHuWGFW6hBBKJrbkf8REExmBvcK7MXwOlBnkjsqO-IRwTyGBPKtku0wyL1HirUvwfaVlV-GLAnxip0YlGClFLGfa_x9w8t9dQNX1VH_HrPq3bvSUU3b5jBBI9_J&__tn__=-R

Me raportuesit e Kie-së po zhvillon një takim edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë