Politike

Basha: Refuzojmë dhunën, por do e mbrojmë demokracinë me çdo çmim

“Nuk ka forcë, banda dhe shitblerje votash te na ndalë. Ne e refuzojmë dhunën, por ne do ta mbrojmë demokracinë me çdo çmim.  Fitorja ka zbritur në zemrat tuaja.”

Ky eshte reagimi i terthorte i Lulzim Bashes lidhur me ngjarjen ne Elbasan, gjate fjales se mbajtur ne takimin elektoral ne Durres.

Basha tha se Durrësi dhe gjithë Shqipëria e di se e diela është dita e ndryshimit dhe fitores më të madhe.

“Jam i bindur se së bashku do të çelim derën e merituar të anëtarësimit në BE. Sepse çdo durrsak e di se ajo është rruga e vetme drejt mundësive, drejt mirëqenies, drejt lirisë, demokracisë ,drejt Durrësit siç e ëndërrojnë durrsakët. Buçet nga ky shesh si kurrë më parë, shkëlqen nga sytë tuaj dielli që sapo perëndoi, dhe me këtë rast iu uroj besimtarëve agjërim të lehtë dhe të pranuar. Dielli mund të ketë rënë poshtë horizontit të kaltër të Durrësit të mahnitshëm, por nuk i ka lëshuar sytë e nënave durrsake, të rinisë durrsake sepse Durrësi e di se dita e diel është dita e ndryshimit, është dita e fitores. F

itorja më e bukur dhe më e çmuar sepse nuk do t’i takojë një partie, as edhe një koalicioni, por do t’i takojë të gjithë durrsakëve, të gjithë shqiptarëve. Qeveria e ndryshimit që ju do të sillni me votën tuaj për numrin 9 do t’i takojë çdo shqiptareje dhe çdo shqiptari. 8 vite të gjata, 8 vite të vështira, plot dështime dhe mashtrime”, tha kreu i PD.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë