Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komentoi deklaratat e bëra së fundmi të kryeministrit Edi Rama, drejtuar studentëve protestues. Ai shkruan në rrjetet sociale se Rama është i kapur nga paniku e pikërisht për këtë arsye, kërcënon studentët me humbjen e vitit shkollor.
“Me mirënjohje për shembullin e tyre, opozita i siguron studentët që viti akademik nuk do të humbasë duke ju bërë thirrje të mos kenë frikë. Kauza e tyre është e drejtë! Mbarë shoqëria është me ta! #16shkurt”, shkruan më tej Basha, duke risjellë në vëmendje protestën opozitare që pritet të mbahet.
Kryeministri Edi Rama deklaroi përpara dy ditëve se grupi i pedagogëve të cilët nisën grevën më datë 1 shkurt janë në një krah me opozitën e kësisoj, ai u bëri thirrje studentëve që të reagojnë duke shkuar në mësim, që të mos bien pre e lojërave politike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




