Lajme

Basha: Qytetarë bashkojuni protestës së studentëve dhe të Unazës

Kryedemokrati Lulzim Basha denoncoi skandalin e falsifikimit të firmës së Unazës së re, duke akuzuar ashpër kryeministrin Edi Rama si hajdut dhe e bëri përgjegjës për këtë aferë korruptive. Kryedemokrati Basha deklaroi se dokumentet e publikuara nga të Paekspozuarit në News 24 treguan vjedhjen që po bëhej për Ndërtimin e Unazës së re. “Kemi dy muaj që e kemi thënë ditë për ditë këtë gjë, megjithëse helmimi nga gënjeshtrat e qeverisë kanë penguar shumë qytetarë të shohim të vërtetën, por më mirë vonë sesa kurrë. Sot të gjithë po shohin Ramën si është pa maskë, pa fasadë, hajdut të ftohtë dhe të pamëshirshëm që nuk ndalet para asgjëje. Hajdut që për të mbushur xhepat është gati të flakë në rrugë pleq, fëmijë, të sëmurë, gra shtatzëna”, tha Basha.

Më tej ai theksoi se ideatori i “vjedhjeve të rrugës së Unazës, koncesioneve dhe PPP-ve ka veç një emër dhe ai është Edi Rama”. Shqiptarët po e shohin të vërtetën, Edi Rama është hajdut. Ai ka 20 vjet që po vjedh, para parasë nuk vlejnë as njerëzit, as familja për të nuk janë asgjë ”. Më tej ai theksoi se sot nuk duhet të heshtë askush pavarësisht nga bindjet, si dhe i bëri thirrje medias që të mos mbrojë kriminelët në pushtet, duke u bërë palë.

“Dua t’ju them studentëve dhe banorëve të unazës dhe qytetarëve kudo që janë, ne jemi me ju, demokratët janë me ju. Ne jemi me njerëzit! Detyra jonë është që të përfaqësojmë njerëzit dhe të luftojmë për drejtësinë dhe mirëqenien e tyre. Ne japim mbështetjen tonë për përpjekjen tuaj, ne bashkojmë zërin tonë me zërin tuaj. Nuk duam kurora, lavde, duam drejtësi, qeverisje të ndershme për të gjithë, që të jenë qytetarët të vendosin qeverisjen dhe jo droga e krimi apo paratë e korrupsionit. Askush nuk duhet të rrije pa vepruar, bashkohuni përpjekjeve për të ndaluar vjedhjet e Ramës, bashkohuni me protestën e unazës, shkozës, bulevardit të ri, protestës për Teatrin, studentëve, mos u gënjeni nga njerëzit që paguan Rama për t’u helmuar me cinizëm dhe mosbesim. Sot ka një fakt të thjeshtë, Rama dhe banda e tij po e çojnë vendin në greminë, duhet të jemi bashkë, duhet ta ndalim me çdo mjet, vetëm kur njerëzit bashkohen, vetëm atëherë fiton populli dhe mundet e keqja. Sot ka një fakt të thjeshtë Edi Rama dhe banda e tij po çojnë vendin në greminë. Bashkë duhet ta ndalim”, deklaroi Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë