I ftuar në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të PPE-së, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, thotë se ka marrë mbështetje dhe vlerësim nga liderët e PPE-së për pastrimin e politikës nga krimi.
Në një postim të shkurtër në “Twitter”, kryedemokrati shkruan: “Votimi për drejtuesit e EPP dhe rezolutat në Kongresin EPP Helsinki. Pritet debati mes kandidatëve Alex Stubb dhe Manfred Weber mbi vizionin tonë për Europën e vlerave. Up2EU Mbështetje dhe vlerësim nga liderët e EPP për betejën tonë për pastrimin e politikës nga krimi”, komentoi kreu iI opozitës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




