Lajme

Basha: Peshku i madh, Vangjush Dako vazhdon të jetë i lirë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar ashpër sot për operacionet e fundit të policisë të ardhura pas 2 vitesh hetime. Ai ka hedhur sërish akuza ndaj kreut të Bashkisë në Durrës, Vangjush Dako. Nëpërmjet një statusi në “Twitter”, Basha thotë se ai është peshku i madh, që vazhdon të jetë ende i lirë.

“3 ditë pas aksionit policor, Vangjush Dako, peshku i madh i dosjes hetimore 339 vazhdon të jetë i lirë, njëlloj si bosët e krimit nga Admir Hoxha tek Klement Balili dhe Lul Berisha. Nuk ka luftë kundër krimit por shkatërrim hetimesh me Ramën dhe Xhafën, garantët e krimit në qeveri”, shkruan Basha në “Twitter”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë