Në përkujtim të rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, Kryedemokrati Lulzim Basha përmes një mesazhi në rrjetet sociale, shkroi se 30 vite më pas hijet e krimeve të regjimit duan që të vrasin ëndrrën europiane. Basha ka shtuar se PD do ta ndali këtë vërshim ogurzi duke e rikthyer Shqipërinë në rrugën europiane. “Jo vetëm nostalgjikët e viteve të mbrapshta e të zymta të diktaturës, por edhe të tjerë që për të mbajtur me çdo kusht pushtetin imitojnë diktatorin, janë sot kërcënimi më i madh për demokracinë dhe lirinë tonë.
Ne do ta ndalim këtë vërshim ogurzi duke e rikthyer Shqipërinë në rrugën e saj europiane. Shqipëria ka nevojë për ekonomi më të fortë, për shëndetësi dhe kujdes më të madh për gjithë qytetarët, por historia jonë e afërt na ka mësuar se asnjëra nga këto nuk mund të arrihet pa garantuar mbi të gjitha lirinë dhe demokracinë për t’u sjellë si një vend europian,” ka shkruar më tej Basha. Basha shkruan gjithashtu se do të përpiqet që ato ditë të mos përsëriten.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.