Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi takime me përfaqësues të biznesit të vogël në Elbasan.
“Sipërmarrësit e vegjël në Elbasan vuajnë mungesën e ndihmës, si gjatë dhe pas pandemisë. Faturat e larta të energjisë dhe të ujit, tatimet dhe taksat lokale po i detyrojnë bizneset e vogla të ulin qepenat dhe të shtojnë radhët e të papunëve…”, tha Basha.
Vëmendja e PD-së, sipas tij, do të mbetet tek ekonomia.
“Sepse për ne është jetike garantimi i një jete normale për të gjithë shqiptarët. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet me shqiptarët e për shqiptarët në mënyrë që me planin tonë të ndërtuar bashkë me shqiptarët t’i japim zgjidhje krizës së rëndë ekonomike të krijojmë mundësi për punë e mirëqenie e t’ua kthejmë Shqipërinë, shqiptarëve”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




