Lajme

Basha: Ne do të dhurojmë shpresë për rininë

Lulzim Basha deklaroi përpara shumë të rinjve se ka nisur një betejë që do të sjellë ndryshimin e situatës për rininë. Sipas tij qeveria ka lënë në balt rininë dhe ai do të kthejë shpresën tek rinia.
“Ky ka mbetur një vend, ku rinia mendon si të ikë, por kjo nuk duhet të ndodhë. Nuk duhet të ndodhë, sepse ky vend e ka potencialin për një të ardhme më të mirë. Kjo qeveri ka vendosur interesa të ngushta personale, duke tradhtuar interesin e qytetarëve shqiptarë. Ne kemi treguar se kemi këtë vizion e pasion për gjithë vendin e sidomos për rininë. Ne do të bëjmë realitet çdo zotim dhe zotimi ynë kryesor është të kthejmë shpresën, sidomos të rinisë. Ne do të krijojmë një klimë të mirë për biznesin. Shqipërinë me rininë që rri këtu ne do ta bëjmë realitet, vendin ku gjithë-secili të ndihet në shtëpinë e tij”, tha Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë