Lajme

Basha me delegacionin Amerikano-Hebraik: Beteja e opozitës do të vazhdojë

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim sot me një delegacion të Komunitetit Amerikano-Hebraik, i kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv, David Harris.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, Basha shpreh mirënjohjen për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen ndër vite.
“Takim i përzemërt dhe shumë miqësor me delegacionin e Komitetit Amerikano- Hebraik ACJ, të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv, z. David Harris.
“I shpreha z. Harris mirënjohjen për mbështetjen e çmuar ndër vite të Shteteve të Bashkuara për demokracinë dhe liritë civile dhe politike të qytetarëve shqiptarë si dhe domosdoshmërinë për ta vazhduar betejën në këtë orë të errët në Shqipëri, për vlerat dhe parimet themelore të zgjedhjeve të lira, barazisë para ligjit dhe ndarjes dhe kontrollit të pushteteve”, shkruan kryedemokrati Basha.
Basha bën me dije ndër të tjera se opozita ka siguruar miqtë amerikanë se do vazhdojë betejën pa kompromis dhe se nuk do të dorëzohet para modelit të despotizmit lindor.
“I sigurova miqtë amerikanë se në vend të heshtjes apo dorëzimit para modelit të dështuar të despotizmit lindor, korrupsionit dhe shkatërrimit të lirisë dhe demokracisë, ne do të vazhdojmë pa kompromis me standardet europiane dhe amerikane, betejën tonë deri në triumfin e vlerave të përbashkëta perëndimore të lirisë, demokracisë dhe mundësive për çdo shqiptar”, përfundon lideri demokrat.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/2509427589108407?__xts__[0]=68.ARDxbFtsUBEDitLvhy5mnjlh4BRYp7-pFS1BtLRPdc_8Sl_ECfoa1oVN5pWTzpvH2VN9hjM5Ez4OXWh13mF1eBjGhm8sut5YgxYiYedmLZ2lNGJa_Cte5mBW02Txx7OthMKOoDp9ISEK2YHEnobVvIzRAC5lHZtDbD6rEV4ISGY2Z5R5WXwJdVwsejm1jdf9ztPNvH42H50S6XbWsIIf6xotV5grjHTSe5OpZYwfPUf5i-VZ87j7Sf5O6zJt-vGOSM_jA-D21nmFJ_8CaC3enFssFaIrC8dGIg-jAPmirrI_K4hwEXWpYpxR1dJ0HnWlk9f8jIxGr11DxOoMy0Px6OuELw&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë