Lajme

Basha me banorët e ”Astirit”: Aferë korruptive, po vidhen miliona euro

Kreu i Partisë Demokratike iu bashkua sërish sot në mbrëmje banorëve të “Astirit” të cilët kishin dalë për të denoncuar edhe njëherë atë që ai e quan aferë korruptive të projektit.
Lulzim Basha tha para mediave se për këtë rast korrupsioni hesht edhe prokuroria, e cila sipas tij është e kapur nga Edi Rama.

“Tre fakte kanë dalë këtu. Korrupsion me prokurorim, korrupsion me hartimin e projektit, korrupsion me pronat e qytetarëve”, tha Basha.

Kryedemokrati nënvizoi se Prokuroria duhej të kishte lëvizur prej kohësh pas dokumenteve që janë pubklikuar nga PD dhe media, por që nuk kanë mjaftuar për të nisur hetimet.

“Ditë pas dite, si media edhe opozita kanë zbardhur fakte tronditëse për mënyrën se si janë përfshirë këto kompani. Këtu po vidhet me një dorë miliona euro, 20-30 milionë euro po vidhen këtu. Janë paratë e shqiptarëve që po vidhen, nuk janë paratë e këtyre qytetarëve që po protestojnë këtu. Këta banorë po nxirren nga shtëpitë e tyre, përpara festave” u shpreh Basha.

Basha shtoi se e gjithë kjo aferë korruptive bëhet për mbushjen e xhepave të “agait të Surrelit’, tha ai, duke iu referuar kryeeministrit Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë