Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi sot Kryesinë dhe ish-grupin parlamentar të PD-së.
Basha herë pas here ka ngulmuar në refuzimin e 30 qershorit dhe mësohet se sot në mbledhje u ka kërkuar strukturave të PD-së angazhim maksimal për ta kthyer këtë në alternativë për të ardhmen.
“Të intensifikojmë takimet me qytetarët në të gjithë vendin. Refuzimin e 30 qershorit ta kthejmë në alternativë për të ardhmen”, është shprehur kryedemokrati Basha.
Mësohet se lideri demokrat do dalë në terren në çdo degë të PD-së, deri fund të muajit. Ndërkohë që një grup pune do jetë gjithashtu për çdo ditë në terren, për të finalizuar gjithë përgatitjen e strukturave, sipas udhëzimeve të fundit të dhëna nga kryedemokrati.
Kjo nënkupton që aksioni politik do të vazhdojë dhe opozita do të vijojë me strategjinë e protestave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




