“Autokratët e korruptuar të Ballkanit kanë guximin që të fajësojnë Bashkimin Europian për mungesën e progresit në vendet e tyre, në vend që të fajësojnë veten për minimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit”.
Me këto fjalë, Lulzim Basha iu kundërvu Edi Ramës për fjalën e mbajtur nga Kryeministri gjatë Forumit të Prespës, ku akuzoi BE për dështim në mbajtjen e premtimeve të saj karshi rajonit.
Basha i drejtohet audiencës ndërkombëtare me mesazhin e përcjellë anglisht, ku fillimisht kthehet pas në kohë dhe kujton ish-zyrtarë të BE-së, si Reinhard Priebe.
There was a time….when EU officials like Reinhard Priebe spoke out on Balkan’s autocrats’ transgressions on Democracy and Rule of Law, and Balkan Prime Ministers and their cohorts shivered, reflected or were voted out. It seems for the moment the tables have turned.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) July 2, 2021
“Na ishte njëherë e një kohë, kur zyrtarë të BE-së, si Reinhard Priebe denonconin autokratët ballkanas për shkelje të demokracisë dhe sundimit të ligjit dhe kryeministrat e Ballkanit dhe shoqëruesit e tyre dridheshin, ose largoheshin. Siç duket, kohët kanë ndryshuar”, thotë Basha.
“Autokratët e korruptuar ballkanas sot marrin guximin që të fajësojnë BE-në për mungesën e progresit në vendet e tyre dhe për minim të demokracisë dhe sundimit të ligjit. Denoncimet me zë të lartë dhe veprimet kundër autokracisë janë e vetmja mënyrë për të mbrojtur demokracinë dhe aspiratat europiane të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Basha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




