Politike

Basha firmos për të mos kandiduar për kryetar, Berisha jo

45 deputetë të Partisë Demokratike morën pjesë në diskutimin e platformës së dorëzuar nga Enkelejd Alibeaj për bashkimin e demokratëve.

Pjesa më e madhe prej tyre, 32 të tillë kanë firmosur dokumentin në fjalë, ku një propozim për të cilin nuk pati dakordësi ishte ai i Ferdinand Xhaferajt dhe Agron Gjekmarkajt për përjashtimin nga gara për kryetar si të Sali Berishës, ashtu edhe të Lulzim Bashës.

13 deputetë refuzuan firmosjen e dokumentit udhëhiqeshin nga Berisha dhe disa anëtarë të Grupit të Rithemelimit, por mes tyre ka edhe emra që deri para 6 marsit mbështetën Lulzim Bashën, si Ina Zhupa, Grida Duma dhe Ervin Salianji.

Ndërkohë, grupi i rithemelimit kundërshtoi platformën edhe për pikën që anulonte të gjithë proceset zgjedhore të ndërmarra nëpër degët e partisë gjatë kësaj periudhe dhe rikthente pjesë të grupit vetëm të përjashtuarit pas 8 janarit dhe jo Sali Berishën, që është përjashtuar që në nisje të punimeve të parlamentit të ri në shtator të vitit të kaluar.

Ndërkohë, mes atyre që kanë firmosur platformën janë Lulzim Basha, Arbi Agalliu, Dashnor Sula, Alfred Rushaj, Ferdinand Xhaferaj, Flutura Açka, Jorida Tabaku, Saimir Korreshi e të tjerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë