Politike

Bardhi: Lirimi para kohe i Tahirit tallje e drejtësisë

Kryetari i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar ndaj lirimit nga burgu i Saimir Tahirit i cili pjesën e  mbetur të dënimit do ta kalojë në shtëpi.

 “...Lirimi para kohe me kusht i tij është një tallje e drejtësisë me drejtësinë. Ndërsa qytetarët shqiptarë presin nga drejtësia e re ti jepet fund pandëshkueshmërisë, zyrtarët e lartë të korruptuar përfitojnë nga vendime gjyqësore thellësisht politike, që i shndërrojnë dënimet e tyre në qesharake.

 Abuzuesit e pushtetit duhet të vuajnë të plotë dënimin e tyre, pa asnjë favorizim politik dhe duke u trajtuar të barabartë me cdo qytetar tjetër. Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike e konsideroj vendimin e sotëm politik të Gjykatës së Elbasanit një turp të drejtësisë dhe si një nxitje për thellimin e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin”, komentoi Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë