Treg

Barcelona ndalon banesat AirBnB: Kanë rritur kostot e jetesës

Barcelona , ​​një nga destinacionet kryesore të pushimeve të Spanjës, ka njoftuar se do të ndalojë marrjen me qira të apartamenteve për turistët deri në vitin 2029. Ky ësht një hap drastik i papritur, i marrë nga drejtuesit e qytetit në përpjekje për të frenuar rritjen e kostove të banesave.

Një tjetër arsye është edhe që qyteti të bëhet “më i jetueshëm” për banorët.

Kryetari i bashkisë së qytetit, Jaume Collboni, tha të premten se deri në nëntor 2028, Barcelona do të revokojë licencat e 10,101 apartamenteve të miratuara aktualisht si me qira afatshkurtra.

“Ne po merremi me atë që besojmë se është problemi më i madh i Barcelonës”, tha Collboni.

“Kjo do të thotë se “nga viti 2029”, nëse nuk ka pengesa, “apartamentet turistike, siç i kuptojmë ne sot, do të zhduken nga qyteti i Barcelonës”.

Një bum në qiratë afatshkurtra në Barcelonë, qyteti më i vizituar i Spanjës nga turistët e huaj, bëri që disa banorë të mos mund të përballonin një apartament pasi qiratë u rritën me 68% në 10 vitet e fundit dhe kostoja e blerjes së një shtëpie u rrit me 38%.

Duhet theksuar se Spanja renditet në tre vendet e para me më shumë vizita në botë, por me banorët e rajonit të “ndëshkuar” në disa vende.

Qeveritë lokale kanë njoftuar kufizime për qiratë afatshkurtra në vende si Ishujt Kanarie të Spanjës, Lisbona dhe Berlini në dekadën e fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë