Ka ndodhur

Banorët e Rrjollit protestojnë në SPAK për tokat dhe godasin godinën me vezë

Gazeta Si – Banorët e Rrjollit në Velipojë janë mbledhur këtë të mërkurë përpara ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, duke protestuar për ndërtimin një resorti turistik në këtë zonë.

Ata kanë kërkuar që të kenë një takim me prokurorët e SPAK, ndërsa shprehen se ky ndërtim i këtij resorti, prek pronat e tyre.

Ata thonë se nuk do të ndalojnë së protestuari kundër këtij ndërtimi, protestë e cila vijon prej disa ditësh në Rrjoll të Velipojës, e ndërsa sot është ‘zhvendosur’ para dyerve të SPAK.

Në shenjë pakënaqësie, ata kanë goditur edhe me vezë godinën e SPAK. Më parë, banorët depozituan një kërkesë zyrtare në prokurori, ku kërkojnë një zgjidhje sa më të shpejtë ligjore lidhur me vërtetësinë e dokumenteve të pronësisë së tokës në zonën e Rrjollit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë