Ashtu si çdo pasdite, banorët e zonës së “Astirit” edhe këtë të premte kanë dalë sërish në rrugë duke kërkuar anulimin e projektit të qeverisë që parashikon shembjen e shtëpive pranë “Unazës së Re”.
Duke folur për mediat, banorët deklaruan se tashmë është vërtetuar se ky projekt është abuziv dhe duhet menjëherë të anulohet sa nuk është vonë. Gjithashtu ata shprehën vendosmëri se shtëpitë e ndërtuara me djersë do t’i mbrojnë me forcë dhe për këtë do të japin edhe jetët e tyre.
“Zbatoni ligjin se do të shkoni në burg. Nuk mbulonin dot krimin. I bëj thirrje kryetarit të bashkisë të sjell ndriçimin dhe pemët të cilat i hoqi këtu. Më shoqëruan pa asnjë shkak. Për çfarë i kapin nënat tona dhe iu bëjnë presione që fëmijët e tyre të mos dalin në protestë, ne do të dalim këtu dhe do të mbrojmë gjakun tonë. Ne kemi 62 ditë që jemi këtu”, tha një banor.
Deputeti demokrat Klevis Balliu ishte në protestë mes banorëve. Ai apeloi që të gjithë qytetarët të mblidhen para kryeministrisë për të rrëzuar Ramën.
Balliu tha projekti është korruptiv dhe Rama ka përfituar ryshfet nga oligarkët që do të ndërtojnë pallate rreth lumit të Lanës.
Deputeti demokrat u shpreh se protesta do të vijojë derisa të anulohet projekti. Gjithashtu, ai u bëri thirrje organeve ligjzbatuese të hetojnë mbi tenderin e rrugës.
“Ku është zonja e hekurt, Arta Marku? Çfarë vendimesh ka marrë, a kanë nisur këto hetime. A është thirrur kryeministri, Erion Veliaj është thirrur se mbi ç’bazë është kryer devijimi i lumit Lana. Ky Erion Veliaj që takoi banorë fallco të Astirit, pse nuk vjen këtu të takojë banorët këtu. Në vitin 2018 të përdeoren polica të veshur civil që iu bëjnë presion banorëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




