Në një monitorim të Bankës së Shqipërisë, bankat tregtare në Shqipëri kanë treguar se gjatë tremujorit të parë të vitit 2021 sistemi i kreditimit u shtrëngua për bizneset, si për madhësinë e tyre dhe për qëlllimi e kredisë. Biznesi i madh pati rritje të kërkesë për tregti dhe biznesi i mesëm e i vogël rënie. Në terma të qëllimit të përdorimit të kredisë, kërkesa u vlerësua më e lartë, si për kreditë e dhëna me qëllim financimin e investimeve, ashtu edhe ato për mbulimin e nevojave për likuiditet.
Në gjykimin e bankave, kredia për individë u lehtësua dhe pati rritje të kërkesës së saj për konsumatore dhe blerje banesash.

Gjatë tremujorit të dytë priten që të mos ketë ndryshime në standardet e kreditimit për bizneset e mëdha dhe disa lehtësime për biznesin e mesëm dhe të vogël .
Shtrëngimi i standardeve të kreditimit për bizneset në tremujorin e parë të vitit u ndikua nga perceptimi mbi rrezikun lidhur me situatën ekonomike e perspektivën për të, si edhe mbi aftësinë paguese dhe me gjendjen aktuale të bizneseve. Po ashtu, edhe toleranca më e ulët e bankave ndaj rrezikut vijoi të raportohej si faktor që luajti rol në shtrëngimin e standardeve të kreditimit për bizneset. Zgjatja e periudhës së pandemisë, së bashku me pasiguritë rreth saj, ndikoi po ashtu në shtrëngimin e standardeve të kreditimit këtë tremujor. Në kahun lehtësues të standardeve të kreditimit për bizneset ndikuan kostot dhe kufizimet më të ulëta nga bilancet e bankave tregtare.
Sipas opinionit të bankave, kushtet dhe termat e kreditimit u shtrënguan si pasojë e perceptimit për rrezik, si edhe nga toleranca më e ulët e bankave ndaj rrezikut. Nga ana tjetër, kostot dhe kufizimet më të ulëta nga bilanci ndikuan në kahun lehtësues të kushteve dhe termave të kreditimit për bizneset.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje