Nga Gazeta ‘SI’ – Goditjet nga jashtë dhe përkeqësimi i ekonomisë, janë dy rreziqet sistemike që frikësojnë më së shumti sektorin bankar në vend.
Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, bankat tregtare në vend kanë rritur perceptimin mbi rrezikun e goditjeve nga jashtë, lidhur kjo me luftën e mundshme tregtare të SHBA-së, ndryshimet në tregjet financiare dhe tensionet gjeopolitike në Ukrainë e Gaza. Nga 33 pikë në fund të 2024-s, vlerësimi për këtë rrezik është rritur në 37 për 2025-n.
Pikët e përkeqësimit të ekonomisë së brendshme si një rrezik sistemik janë rritur nga 19 (2024) në 30 (2025).
Sulmet kibernetike vazhdojnë të vlerësohen po ashtu si rreziqe kryesore sistemike, ndonëse sektori ka ndërmarrë masa për përmirësimin e sistemeve.

Rreziku lidhur me “luhatjen e vlerës së pasurive të paluajtshme” ka vijuar të mbetet në grupin e rreziqeve kryesore dhe perceptimi rreth tij është rritur me 4 pikë, duke e renditur të tretin në grup. Dinamikat e kohëve të fundit në tregun e pasurive të paluajtshme dhe rritja e vazhdueshme e çmimeve, kanë rritur shqetësimin e bankave lidhur me ecurinë e ardhshme të tyre, në kushtet kur një pjesë e konsiderueshme e portofoleve të kredis është e ekspozuar me aktivitetin e këtij tregu. Kjo është reflektuar dhe në rritjen e shpejtë të vlerësimit të këtij rreziku gjatë periudhës.
Sulmet kibernetike vazhdojnë të vlerësohen po ashtu si rreziqe kryesore sistemike, ndonëse sektori ka ndërmarrë masa për përmirësimin e sistemeve.
Mundësia e materializimit të një/ose disa prej rreziqeve të rëndësishme sistemike në të ardhmen afatshkurtër dhe afatmesme, vlerësohet nën nivelin mesatar dhe ky vlerësim mbetet i pandryshuar krahasuar me vlerësimin e periudhës paraardhëse.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



