Portofol

Bankat lider në Europë sipas kapitalizimit të tregut për majin 2018

Banka Britanike dhe Kompania e Shërbimeve Financiare HSBC Holdings plc ishte banka më e madhe në Europë për muajin Maj 2018, me rreth 194.07 miliard  euro vlerë kapitalizimi në treg. Banco Santander nga  Spanja ishte banka e dytë më e madhe në Europë për periudhën e matjes, me një vlerë tregu prej  86.8 miliard euro. HSBC Holding plc gjithashtu kryesonte listën e bankave në Evropë për vlerën e markës.

 100 Bankat më të mira të Europës Qëndrore dhe Lindore:Polonia forcon ngjitjen

Bankat polake kanë marrë gjysmën e 10 vendeve të para në listën e The Bankers për Bankat më të mira të Europës Qëndrore dhe Lindore për vitin 2018, ndërsa fatet e vendeve të tjera për rajonin ishin të përziera.

Huadhënësit polakë edhe një herë dominojnë renditjen e institucioneve financiare në shtetet anëtare të BE-së brenda Europës Qendrore dhe Lindore (CEE).

Dy vendet më të mira në renditjen e Banker të 100 bankave më të suskseshme të BE-së Qendrore dhe Lindore (CEE) në rajon janë marrë nga PKO Bank Polski dhe Bank Pekao, ndërsa tre bankat e tjera polake gjithashtu renditen në 10 vendet e para.

Renditja bazohet në rezultatet e bankave të vitit 2016, dhe të gjitha financat janë konvertuar në dollarë amerikanë nga kursi i këmbimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në datën e lëshimit të rezultateve të bankave, për të mundësuar një krahasim më të mirë midis vendeve.

Konsolidimi në sektorin bankar polak ka ardhur si rezultat i blerjes së disa aktiveve të Deutsche Bank Poland, nga huadhënësi më i madh i huaj në vend me kapital, Banka Zachodni ËBK - një degë e Grupit Santander të Spanjës. Kjo blerje, e cili u ra dakord dhe përfundoi në dhjetor 2017, do të ndikojë në një rritje në nivelin e kapitalizimit të kombinuar të grupit dhe mund ta çojë Zachodni në vendin e dytë në mesin e bankave të BE-së në aspektin e aktiveve.

Deutsche Bank në Poloni deklaroi rreth 9.5 miliardë dollarë asete në fund të vitit 2016, disa prej të cilave nuk kanë qenë pjesë e marrëveshjes me Zachodni, që në fund të vitit 2016 raportoi 35.9 miliardë dollarë asete.

Konsolidimi Bullgar?

Përveç pranisë së madhe të bankave polake, renditja thekson gjithashtu fragmentarizimin në sektorin bankar bullgar. Me vetëm 5.45% të fitimeve (përpara llogaritjes së tatimit) në rajon dhe 4.7% të aseteve, Bullgaria ende ka numrin e dytë më të lartë të bankave në renditje. Ndër 100 bankat më të mëdha, 12 banka janë Bullgare, ndonëse një prej tyre është banka zhvillimore e vendit.

UniCredit Bulbank renditet në vendin e 20-të. Institucioni financiar bullgar, në pronësi të bankës më të madhe të Italisë, e rriti kapitalin e saj nga 6.43% në vitin paraardhës në 1.34 miliardë dollarë dhe ka më shumë se dyfishin e kapitalit e DSK Bank, institucioni tjetër financiar më i madh bullgar.

Krahasuar me renditjen e fundit të Bankave më të mëdha të BE-së në Europën Qëndrore dhe Lindore, fitimet janë rritur në të gjitha bankat me rreth 38%. Prej tyre, rritja më e madhe e fitimit (përparaara tatimit) rezultoi në Hungari, ku banka më e madhe, OTP, rriti fitimet e saj me 284%. OTP, banka e pestë më e madhe në renditjen e përgjithshme nga kapitali Tier 1, është gjithashtu ndër bankat me rritjen më të lartë të fitimit në rajon (renditet e shtata).

Nga nëntë bankat e tjera Hungareze në renditje,vetëm Takarekbank rezultoi më humbje dhe një tjetër me rënie (Budapest Bank), ndërsa tre të tjerat iu kthyen rritjes së fitimeve (Erste Bank Hungary, CIB Bank dhe MKB).

Sipas agjencisë së vlerësimit të kredisë Moody's, performanca e lartë financiare për bankat hungareze ishte gjerësisht e lidhur me fitimet e menjëhershme, duke përfshirë një kthim të konsiderueshëm të humbjeve nga huatë e kqija dhe një taksë bankare të reduktuar.

Dominanca e huaj

Nga 100 bankat në renditje, 67 janë filiale të huaja, që mbajnë rreth 67% të aktiveve dhe përbëjnë rreth 70% të fitimeve (përpara tatimit). Estonia ka pjesën më të madhe të huadhënësve në pronësi të huaj, ku të tre bankat e saj në renditje janë degë të grupeve bankare nordike.

Brenda rajonit Baltik, pjesa e tregut e filialeve të Bankës DnB do të rritet në një përiudhë të afërt, sapo të jenë finalizuar bashkimet e bankave me degët lokale të Nordea. Deri në fund të vitit 2016 sipas të dhënave, degët e DnB janë renditur ; e treta në Lituani, e treta në Estoni dhe e katërta në Letoni.

ABLV Bank, huadhënësi letonez i cilësuar si një institucion i "shqetësimit primar të pastrimit të parave" nga Rrjeti i Përmbarimit të Krimit Financiar të Thesarit në SHBA, në shkurt, do të ishte renditur e 77 në mesin e bankave më të suksesshme në vendet anëtare të Bashkimit Europian bazuar në kapitalin e saj prej 249 milion dollar për vitin e plotë 2016. Megjithatë, me akuzat që ranë mbi të për rrjedhje të depozitave të bankës dhe fillimin e mëvonshëm të procesit të likuidimit të bankës së gjashtë më të madhe të Letonisë përsa i përket kapitalit, The Banker e ka lënë atë jashtë renditjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë