Menaxhim

Banka e Zhvillimit, 100 mln euro kapital. Shteti mban 51% të aksioneve

Nga Gazeta ‘SI’- Qeveria ka publikuar draftin e krijimit të Bankës së Zhvillimit, me fokus financimin e sektorëve më pak të kredituar të ekonomisë.

Sipas projektligjit, për krijimin e kësaj banke duhen 100 mln euro kapital nga buxheti i shtetit. Banka e Zhvillimit do të financohet edhe nga letra me vlerë, që do t’i emetojë Posta Shqiptare.

51% e aksioneve të Bankës do të jenë të shtetit dhe pjesa tjetër mund të zotërohet nga institucione financiare të huaja apo vendase, por edhe enitete të tjera. Banka e Zhvillimit nuk do të jetë subjekt tatimi dhe marrëdhënia e saj me Bankën e Shqipërisë, do të rregullohet me një marrëveshje të veçantë.

Banka do të ketë në fokus kryesisht ndërmarrjet mikro, të vogla dhe startup-et. Në lupën e Bankës do të jetë dhe sektori i eksporteve me qëllim “inkurajimin e prodhimeve dhe shërbimeve që mund të konkurrojnë me sukses në tregjet jashtë vendit.”

Banka do të shërbejë edhe si ndërmjetës financiar për projektet me rëndësi për zhvillimin ekonomik, duke kanalizuar fonde ose linja financimi nga institucionet financiare ndërkombëtare.

BZH synon gjithashtu të kontribuojë në përmirësimin e infrastrukturës që mbështet rritjen ekonomike dhe përmirësimin e shërbimeve publike. Duke bashkëpunuar me autoritetet publike, institucioni mund të veprojë si bashkë-financues ose bashkë-investues.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë