Agjencitë e Këmbimit Valutor nën vëzhgimin e Bankës së Shqipërisë.
Agjencitë e këmbimit valutor do të jenë një prej segmenteve për të cilin do të ketë forcim të kontrollit, me qëllim të parandalimit të pastrimit të parave. Kjo është bërë me dije sot gjatë prezantimit të Raportit të Mbikëqyrjes të Bankës së Shqipërisë për 2017-ën.
Banka Qëndrore ka forcuar rregullat që lidhen me mbikëqyrjen e tregut duke bërë ndryshimet e duhura në rregulloren për parandalimin e pastrimit të parave
Sipas të dhënave zyrtare, ecuria e këtij segmenti ka qenë e qëndrueshme ndërkohë që janë raportuar të paktën 41 agjenci këmbimi valutor të mbyllura dhe 39 të tjera të licencuara për të hapur aktivitet në këtë fushë.
Ajo që pritet më tej në sistemin bankar për 2018-ën janë kreditë, me fokus në kreditë me probleme dhe trajtimi i kredimarrësve në vështirësi financiare . Po kështu përafrimi i mëtejshëm i kuadrit rregullator me Bazel III dhe finalizim i projektit për rregullimin dhe mbikëqyrjen e qeverisjes së bankave. Gjithashtu do të jetë nën vëmendje edhe konsolidimi i sistemit bankar, vetëvlerësimi ekuivalencës së kuadrit rregullativ me direktivat europiane si dhe bashkëpunimi me Bankën Qëndrore Europiane (nënshkrimi i marrëveshjes bilaterale të bashkëpunimit) apo monitorimi i efekteve nga standardet e reja të raportimit financiar përgatitja e raportimit financiar sipas standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.