Ekonomia e Shqipërisë pritet të rritet me 5.1% në 2021, tha Banka Botërore, duke ulur parashikimin e saj të qershorit me 3.7 pikë përqindje.
Banka Botërore vëren që ekonomia e Shqipërisë tkurret me 6.7% në vitin 2020, më shumë se parashikimi i qershorit për rënie prej 5% në qershor tha BB në raportin e saj të Janarit 2021 të Prospekteve Ekonomike Globale.
Prodhimi i brendshëm bruto i Shqipërisë (PBB) pritet të zgjerohet me 4.4% në 2022.
Rritja ekonomike në rajonin e Ballkanit Perëndimor parashikohet në 3.5% në 2021, pasi besimi i konsumatorit dhe biznesit janë rivendosur dhe paqëndrueshmëria politike është lehtësuar, tha Banka Botërore. Rënia ekonomike në rajonin e Ballkanit Perëndimor vlerësohet në 4.5% në vitin 2020.
Në rajon, Banka Botërore vlerëson rritjen ekonomike prej 3.6% për Maqedoninë e Veriut, 2.8% për Bosnjën dhe Hercegovinën, 5.4% për Kroacinë, 3.7% për Kosovën, 6.1% për Malin e Zi dhe 3.1% për Serbinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.