Nga Gazeta ‘SI’ – Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku ka njoftuar nga Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit, se menjëherë do të nisë projekti i gazifikimit midis dy shteteve, ku në vendin tonë do të fillojë nga qyteti i Korçës, por pa dhënë më shumë detaje.
Balluku, edhe në pozitën e zv.kryeministrit, njoftoi se Shqipëria dhe Azerbajxhani do të hapin ambasadat respektive tashmë. Ajo shtoi se SOCAR, kompania shtetërore e naftës në Azerbajxhan, do të përfshihet në projektin e LNG-së në qytetin e Vlorës.
Gazi azer është ai që rrjedh nëpër tubacionet e TAP, i cili kalon në Greqi, Shqipëri dhe Itali. Pas nisjes së luftës në Ukrainë, në kërkim të alternativave larg Rusisë, BE-ja nënshkroi kontratë me Azerbajxhanin për të rritur me 30% dërgesat për në Europë.
Më herët, në një vizitë të tij në Baku, kryeministri Edi Rama i tha presidentit azer, Ilham Aliyev, që të bëjë në Shqipëri atë që ka bërë në Mal të Zi, ku Azerbajxhani është një prej investitorëve kryesorë në fushën e turizmit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



