Nga Gazeta ‘SI’ – Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku ka prezantuar sot drejtorin e ri të DPSHTRR-së, Ilir Mëngra, duke zëvendësuar Blendi Gonxhen.
Gjatë takimit zv.kryeministrja I kërkoi drejtorit të ri avancimin e mëtejshëm të shërbimeve të drejtorisë rrugore, specifikisht dikasterit të patentave.
Balluku tregoi se aty po ngrihet një poligon i testimit të praktikës që mundëson 124 testime në ditë.
Vendimi i vitit që shkoi për zgjatjen e afatit të lejes së drejtimit nga 10 në 15 vite, është pasuar me përfitime për qytetarët, që përllogariten në 500 mln lekë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.