Menaxhim

Balluku: Në fund të vitit hapen 6 kilometrat e para të Tiranë-Durrës

Nga Gazeta Si- Zv.kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku ka inspektuar nga afër punimet për autostradën Tiranë-Durrës.

Balluku tha se në fund të këtij viti, 6 kilometrat e para të autostradës me 4 korsi nga të dyja anët do të jenë gati për qytetarët.

“Ndodhemi në fazën e dytë të kantierit. 3 korsi nga të dyja krahët plus emergjenca. Kemi dy nyjet lidhëse, ura e Laknasit dhe hyrja për në Rinas. Ne shpresojmë ta dorëzojmë për akses në fund të muajit dhjetor për fundvit”, tha Balluku.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë