Nga Gazeta ‘Si’- Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka ndarë lajmin se në 14 mars do të hapet tuneli i Murrizit.
Teksa ka inspektuar punimet në këtë tunel, Balluku tha se aktualisht po punohet për detajet e fundit, pak ditë para hapjes së tij.
Po ashtu Balluku tha se në tunel do të mund të qarkullojnë të gjitha kategoritë e automjeteve.
Tuneli i Murrizit ka nisur të hapet në maj të 2019-ës por ka pasur ecuri të avashtë për shkak të gjeologjisë së vështirë, dhe rrëshqitjes së dherave.
48 kilometrat e Rrugës së Arbrit u dorëzuan në 29 nëntor 2021, ndërsa kalimi në qafë të Murrizit ku u hap tuneli, ende vijon përmes një bypassi me gjatësi 8.8 kilometra.
Punimet për ndërtimin e Rrugës së Arbrit prej 69 kilometrash, e përbërë nga 6 tunele dhe 4 ura, nisën në vitin 2019, ndërsa kostoja totale e koncesionit 13 vjeçar përllogaritet në 40.3 miliardë lekë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.